Fermerët, të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd kanë hedhur hapa të qendrueshëm në rritjen e prodhimit dhe cilësisë së produkteve lokale, si dhe kanë rritur kapacitetet për të filluar aktivitete ekonomike që gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre.
Gjatë 28 muajve të fundit, në kuadër të projektit “Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qendrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”:
- Një Pikë Grumbullimi është ndërtuar dhe është vënë në funksion të fermerëve për grumbullimin, magazinimin, promovimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale që kultivohen në këtë bashki.
- 360 fermerë janë trajnuar për rritjen e cilësisë dhe sasisë se produkteve lokale si dhe mundësisë për të patur kontrata shitje me Food Hub.
- 20 të rinj kanë ngritur kapacitetet për të filluar aktivitete ekonomike që gjenerojnë të ardhura, ndërsa 10 prej tyre janë mbështetur me pajisje të ndryshme për të nisur biznese.
- 1500 të rinj janë ndërgjegjësuar për krijimin e ideve për alternativa zhvillimi në zonë dhe parandalimin e përfshirjes në aktivitete të paligjshme.
Projekti “Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qendrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd” u financua nga Bashkimi Evropian dhe u zbatua nga Bashkia Librazhd në bashkëpunim me organizatën World Vision Albania.