Qendra “Fuqizojmë Komunitetin”, shërbime sociale të integruara për komunitetet vulnerabël në Kurbin

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me vënien në funksion të Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin”. Falë shërbimeve sociale të integruara dhe aktiviteteve të ndryshme për fëmijët, adoleshentët, të rinjtë, si dhe grupet në nevojë të prekura nga përjashtimi social, diskriminimi apo abuzimi, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin synon të nxisë qëndrueshmërinë e tyre për një komunitet gjithëpërshirës.

Konkretisht vetëm në këto 3 muaj:

  • 28 fëmijë po marrin shërbim të specializuar në fizioterapi dhe logopedi. 23prej fëmijëve e marrin shërbimin në qendër, ndërsa 5të tjerë e marrin shërbimin në shtëpitë e tyre, për shkak të pamundësisë për të aksesuar qendrën
  • 11 fëmijë janë pjesë e programit “After School”, ku zhvillojnë aftësitë dhe fuqizohen të përqafojnë potencialin e tyre të plotë
  • Qendra ofron shërbim psiko-social për prindërit, fëmijët, si dhe viktimat e dhunës në familje
  • Qendra ofron ndihmë të specializuar për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës në familje. Gjatë kësaj periudhe janë menaxhuar dhe mbështetur 7gra.
  • 19prindër janë trajnuar mbi prindërimin pozitiv dhe se si të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme në familje

Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin është krijuar si pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin” të financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Albania në partneritet me organizatën World Vision Albania dhe Bashkinë Kurbin.