Fëmijët dhe Rinia

Q

ë nga viti 2008, World Vision Albania zbaton një program të konsoliduar i cili fuqizon fëmijët dhe të rinjtë, si dhe i pajis ata me aftësitë e nevojshme për të tejkaluar sfidat e jetës.  Përgjatë viteve, WVA ka qenë një nga organizatat lider në Shqipëri sa i përket shtrirjes gjeografike në punën me adoleshentët dhe të rinjtë duke arritur çdo vit të ndikojë në jetën e mijëra adoleshentëve.

Programi i Rinisë ka në themel të tij zbatimin e modelit IMPACT+, i cili fuqizon adoleshentët gjatë kalimit të tyre drejt moshës madhore. IMPACT+ është një qasje e integruar që nxit angazhimin e të rinjve duke rritur tek ata i fuqizuar ata me kompetenca, vlera pozitive dhe besim tek vetja e komuniteti. Nëpërmjet programit të Rinisë, WVA  i përgatit të rinjtë të jenë aktivë n[jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Programi përbëhet nga dy ndërhyrje të ndërlidhura: takimet javore të klubit dhe nismat komunitare.

Gjatë takimeve të klubit, adoleshentët e moshës 12 – 18 vjeç, mblidhen në grupe të udhëhequra nga drejtues të klubit dhe trajtojnë tema të cilat zhvillojnë kompetenca në qytetari aktive, udhëheqje, punësim dhe sipërmarrje. Drejtuesit e klubit marrin mbështetje nga stafi i World Vision, të cilët ofrojnë trajnime dhe udhëzime. Nismat komunitare inkurajojnë adoleshentët të identifikojnë problemet e komunitetit, të bashkëpunojnë për zgjidhjet dhe të zbatojnë projekte me ndikim në komunitetin ku ata jetojnë. Këto projekte shërbejnë si përvoja praktike të të mësuarit, ndërkohë që sjellin ndryshime pozitive e sociale në komunitetet e tyre.

IMPACT+ nxit tek adoleshentët: Kompetencat: pajisja e të rinjve, veçanërisht ata më vulnerabël, me aftësi të nevojshme për jetën, njohuri dhe qëndrime; Karakterin: promovimin e identitetit pozitiv, fuqizim dhe vlera themelore; dhe Kontributin: duke inkurajuar qytetarinë aktive dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Kontribuon në SDG-të:

0
Grupe aktive në 11 bashki në Shqipëri.
0
Fëmijë dhe adoleshente (930 vajza dhe 506 djem) u angazhuan në grupe IMPACT-i.
0
Drejtues të grupeve të IMPACT-it mbështetën dhe udhëzuan fëmijët dhe të rinjtë në rrugëtimin e tyre.

Si do ta arrijmë qëllimin tonë?

World Vision ka zhvilluar qasje të specializuara për të punuar me të rinjtë, bazuar në parimin se ata duhet të mësojnë duke vepruar e duke ndërmarrë nisma. Këto programe i janë përshtatur komuniteteve dhe nevojave individuale e punës me të rinjtë, për të ndërtuar karakterin dhe për të zhvilluar njohuri dhe aftësi së bashku me qëndrime dhe vlera pozitive. Ato bazohen në katër shtylla: qytetaria aktive; udhëheqja; sipërmarrja sociale dhe punësimi

Unë

Ne punojmë me mijëra djem dhe vajza të reja për të bërë të mundur që ata të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë thelbësore për jetën dhe të rriten si individë. Ne u mësojmë aftësi, që u lejojnë atyre të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe të menaxhojnë emocionet e tyre.

Unë dhe jetesa ime

World Vision Albania po ndërmerr hapa novatorë për të përmirësuar punësimin e të rinjve. Duke punuar me disa prej të rinjve më në nevojë, ne kuptojmë nevojat dhe aspiratat e tyre, dhe i ndihmojmë ata të përmirësojnë aftësitë, sjelljet dhe qëndrimet e tyre, për t’i bërë anëtarë të vlefshëm të shoqërisë dhe tërheqës në tregun e punës. Ne po ndihmojmë të rinj të fillojnë të ndërtojnë biznese apo të gjejnë praktika të paguara.

Unë dhe grupi im

Ne i inkurajojmë të rinjtë që të organizohen në grupe, ku ata kanë një qëllim të përbashkët. Ne i ndihmojmë që të zhvillojnë një vizion, mision dhe plan veprimi, për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes. Ne u japim atyre aftësitë që u nevojiten për të funksionuar si një grup dhe punojmë me ta për të marrë të dhëna të rëndësishme, dhe hartuar strategji për çështje për të cilat ata advokojnë. Ne, gjithashtu, mbështesim grupe që të organizohen në rrjete dhe të ndërtojnë kontakte ndërmjet tyre.

Unë dhe komuniteti im

Të rinjtë nga natyra kanë tendencën të jenë aktivë nga ana sociale. Ne i ndihmojnë ata të planifikojnë dhe të angazhohen në projekte që synojnë të sjellin ndryshim social. Ne krijojmë një mjedis ku ata të ndihen mjaftueshëm të sigurtë në vetvete për ta ngritur zërin në emër të komuniteteve të tyre. Dhe duke e bërë të gjithë këtë, ata ndërtojnë vlera për jetën. Ata gjithashtu mësojnë, si dhe ndihmojnë për nxitjen e një kulture, ku të drejtat e njeriut kuptohen, mbrohen dhe respektohen.

Lajme

Fuqizimi i grave dhe vajzave për të gëzuar të drejta dhe mundësi të barabarta …

“Angazhimi dhe edukimi i të rinjve, në mënyrë të veçantë i djemve, është sa …

“Të rinjtë luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e një shoqërie të barabartë dhe …

Gjatë vitit 2023, organizata World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Dibër ka mundësuar …

Të rinjtë e grupeve IMPACT të World Vision Albania në Dibër iu bashkuan Panairit …

“Edukimi cilësor, veçanarisht i vajzave, është mënyra më efektive për të minimizuar të gjitha …