Partnerët tanë

PARTNERITETI me organizatat e shoqërisë civile është qasje kyçe për programet tona. Në pjesën dërrmuese, organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri e kanë bazën në kryeqytet, pra, në Tiranë, me fokus advokimin, dhe ka vetëm pak organizata komunitare të orientuara drejt shërbimeve në zonat rurale. Me theksin e vet te angazhimi vendor, si dhe me rrjetin e vet prej mbi 100 partnerë vendorë, World Vision është i pozicionuar mirë për të siguruar mbështetje të ndërmjetme dhe për të mundësuar rritjen e nismave në bazë.

Ne me autoritetet e qeverisjes vendore si dhe me grupe të tjera interesi (si organizatat lokale me bazë komunitetin, shoqatat e prindërve dhe kooperativat ekonomike), me mbi 70 kisha locale katolike, protestante dhe ortodokse, si dhe me komunitetet myslimane. Përveç fokusit te partneriteti lokal, tematika të rëndësishme dhe të gjithanshme në programet tona janë zhvillimi ekonomik, gjinia, ulja e rrezikut të fatkeqësisë, asistenca në emergjenca si dhe shëndeti në shkollë.