“Fuqizojmë Komunitetin”, aktivitete kundër dhunës me bazë gjinore në Kurbin

Me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” në Kurbin ka zhvilluar një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore.

Nën mikpritjen e kryebashkiakes Majlinda Shqalsi Cara dhe duke bërë së bashku Zv/Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, Zëvendës Shefen në detyrë të Misionit të SHBA-së dhe Këshilltaren e Lartë për Zhvillim të USAID-it, Mischere Kawas, Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, si dhe të rinj, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile, gjatë aktiviteteve ndëgjegjësuese u dhanë mesazhe për një shoqëri të barabartë dhe pa dhunë.

Pas fjalëve përshëndetëse të drejtuesve të institucioneve dhe organizatave, të rinjtë përcollen mesazhe të forta kundër dhunës me bazë gjinore, teksa interpretuan një Flash Mob me gjuhën e shenjave. Më pas të pranishmit vizituan Këndin e Shkollës së Lëvizshmërisë dhe stendën “Njih të drejtat e tua”

Për t’i dhënë zë thirrjes për një shoqëri të barabartë dhe pa dhunë, pjesëmarrësit ndaluan për bërë fotografi në kornizën me sloganin global “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”.

Aktivitetet u mbyllen me një vizitë në Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin”, për t’u njohur nga afër me shërbimet multi-sektorale që ofrohen nga ekipi i specialistëve.

Aktivitetet ishin pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNDP Albania në partneritet me organizatën World Vision Albania dhe Bashkia Kurbin .