Top Channel – SPAK, Lu: Politikanët kanë frikë. Dikur ishin të paprekshëm

Dy shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë zgjidhur tashmë, thotë Donald Lu. Ai ka komentuar arsyet e vonesave të ngritjes së strukturave dhe institucioneve të drejtësisë dhe se këto institucione nuk janë ngritur për dy arsye. E para, kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita, pavarësisht shfuqizimit të disa […]

Vizion Plus – Kotzias: Jemi gati për marrëveshje

kotzias

“Marrëveshja e detit me Shqipërinë mbyllet brenda një muaji”, kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin grek Skai. Deklarata e shefit te diplomacisë greke vjen pas takimit te dy grupeve teknike qe po negociojnë per te arritur nje marrëveshje. Ditën e enjte ministri për Europën dhe punët e […]

Revista Monitor – BERZH: Krimi, korrupsioni dhe infrastruktura e dobët ulin 15 % në vit të ardhurat e bizneseve në Shqipëri

revista

Gjetjet e një studim të ekonomistëve të BERZH kanë nxjerrë se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre. Sipas tyre mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht: krimit, mungesës së […]

Klan Kosova – Thaci: Nuk do të ndalemi në zbardhjen e krimeve të bëra nga Serbia

thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të masakrës në Studime të Vushtrrisë, ka kujtuar 116 civilet e pafajshëm të vrarë nga forcat serbe. Ai tha se Institucionet e Kosovës nuk do të ndalin asnjëherë përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të humbur dhe përpjekjet për të cuar përpara drejtësisë autorët e […]

Endërrime të pamundurish/ Argjendi: Përse nuk e gjuaj dot topin fort?

Argjendi-dhe-i-vellai - Copy

Fatos Baxhaku – Jemi nisur për në Dragostunjë, një fshat afër Librazhdit. “Afër” është një fjalë e madhe, sepse vetëm pak minuta më pas do të shohim vërtet se sa afër jemi nga vendi për ku jemi nisur. Na shoqërojnë dy zonja nga qendra e Librazhdit të “World Vision”, një shoqatë ndërkombëtare humanitare që është […]

Top Channel – Çmimi i bukës do të rritet. OSHEE nuk tërhiqet, çmimi do qëndrojë i lartë

buka

Një ditë më parë shoqata e prodhuesve të bukës paralajmëroi rritjen e çmimit të bukës për shkak të çmimit të energjisë. Por OSHEE thotë se ajo do të zbatojë me rigorozitet vendimin e entit rregullator duke i këshilluar furrat që kanë dhe aktivitete të tjera, ti ndajnë ato nga ai i prodhimit të bukës. http://top-channel.tv/2018/04/30/cmimi-i-bukes-do-te-rritet-oshee-nuk-terhiqet-cmimi-do-qendroje-i-larte/

Balkan Insight – Kosova nuk do ta njohë Katalonjën, thotë Haradinaj

haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në një interviste për El Pais thotë se Kosova nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Katalonjës. Ai thekson se çështja e Kosovës me atë të Katalonjës nuk kanë asgjë të përbashkët. http://www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-would-never-recognise-the-independence-of-catalonia-pm-says-04-30-2018

Top Channel – Meta, darkë me Patriarkun e Moskës: Harmonia fetare, thesari i çmuar i trashëgimisë sonë

kyrill

Presidenti Meta ka mbajtur një darkë zyrtare me Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill. “Harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti janë tiparet e raporteve mes besimeve fetare në Shqipëri si dhe thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare”, është shprehur Presidenti Meta. http://top-channel.tv/2018/04/29/meta-darke-me-patriarkun-e-moskes-harmonia-fetare-thesari-i-cmuar-i-trashegimise-sone/