Pas denoncimit që familjarët e të miturës në fshatin e Kalasës të Delvinës bënë ndaj ish-mësuesit të shkollës 9 vjeçare Neshat Tepelena për ngacmim seksual, shtohen zërat kundër tij. Babai i shoqes së klasës së 11 vjeçares që ra pre e ngacmimit, thotë se mësuesi Neshat Tepelena e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vajza e tij të mos flasë rreth asaj që ka parë në shkollë.