Top Channel – SPAK, Lu: Politikanët kanë frikë. Dikur ishin të paprekshëm

Dy shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë zgjidhur tashmë, thotë Donald Lu. Ai ka komentuar arsyet e vonesave të ngritjes së strukturave dhe institucioneve të drejtësisë dhe se këto institucione nuk janë ngritur për dy arsye. E para, kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita, pavarësisht shfuqizimit të disa neneve nga Gjykata Kushtetuese. Arsyeja e dytë është edhe vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë. Sipas tij të dyja këto sfida janë zgjidhur tashmë.

http://top-channel.tv/2018/05/01/spak-lu-politikanet-kane-frike-dikur-ishin-te-paprekshem/