DW Shqip – Hahn: “Perspektivë e hapur” për Ballkanin Perëndimor

han

BE ripërtërin në samitin e Ballkanit në Sofie premtime të vjetra: anëtarësim po të bëhen detyrat. Se kur do të ndodhë kjo, këtë Komisari i zgjerimit të BE, Johannes Hahn nuk mundi ta thotë. http://www.dw.com/sq/ekskluzive-hahn-perspektiv%C3%AB-e-hapur-p%C3%ABr-ballkanin-per%C3%ABndimor/a-43829610

Top Channel – Fëmijëria mes plehrave; Të miturit që po rriten në landfillin e Durrësit

Dhjetëra fëmijë sigurojnë jetesën së bashku me familjet e tyre nga mbledhja e mbetjeve të diferencuara në Durrës. Çdo ditë ata rendin pas makinave që transportojnë mbetjet e zonave përreth. Klevisi dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij e sigurojnë jetesën përmes punës në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të zonës së Sukthit. Prindërit […]

Top Channel – Skandal në lokalet e Tiranës, fëmijët tymosin nargjile

Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale. Kamera e “Fiks Fare” filmoi në disa lokale në Tiranë, ku fëmijët konsumonin nargjile pa kurrfarë problemi. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon. http://top-channel.tv/2018/05/16/skandal-ne-lokalet-e-tiranes-femijet-tymosin-nargjile/

Top Channel – Vettingu do të rrëzonte Fatmir Xhafajn

11 mijë policëve gjatë muajit të fundit iu kërkua që të plotësojnë 3 formularë për procesin e vetingut. Ky proces nuk prek drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, përfshi edhe ministrin Fatmir Xhafaj. Pjesa më e madhe e formularit ka të dhëna teknike dhe proceduriale, të cilat nuk janë përcaktuese për qendrimin, apo largimin nga detyra […]

Scan TV – Krijohet Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar! Do të presë ankesat e bizneseve

Kryeministria

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar. Sekretariati do të jetë institucion buxhetor publik në varësi të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, me seli në mjediset e Kryeministrisë. Sekretariati Teknik ka si qëllim t’u mundësojë bizneseve të adresojnë shqetësimet e tyre dhe të gjejnë përkrahje […]