Top Channel – Fëmijëria mes plehrave; Të miturit që po rriten në landfillin e Durrësit

Dhjetëra fëmijë sigurojnë jetesën së bashku me familjet e tyre nga mbledhja e mbetjeve të diferencuara në Durrës. Çdo ditë ata rendin pas makinave që transportojnë mbetjet e zonave përreth. Klevisi dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij e sigurojnë jetesën përmes punës në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të zonës së Sukthit. Prindërit e tij nuk punojnë. Familja nuk përfiton as nga skema e ndihmës sociale. E ka braktisur herët shkollën, ndërsa e motra është analfabete.

http://top-channel.tv/2018/05/17/femijeria-mes-plehrave-te-miturit-qe-po-rriten-ne-landfillin-e-durresit/