Scan TV – Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” – Nikolla: Vitin tjetër do të shtrihet në të gjithë shkollat e vendit

nikolla-743x383

Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” do të zgjerohet më tej vitin e ardhshëm duke u bërë pjesë pothuajse në të gjitha shkollat e vendit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë turit të llogaridhënies në qytetin e Memaliaj. Sipas ministres, projekti pilot ka shënuar arritje të reja tek nxënësit që janë pjesë e tij. Lidhur me shqetësimin e disa banorëve për klasat kolektive, Nikolla u shpreh se problemi po adresohet duke grupuar klasat kolektive. Por, ajo ka shtuar më tej se kjo nuk do të prekë mësuesit që janë në sistem.

http://www.scan-tv.com/projekti-bejme-detyrat-e-shtepise-nikolla-vitin-tjeter-do-te-shtrihet-ne-te-gjithe-shkollat-e-vendit/