Scan TV – Krijohet Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar! Do të presë ankesat e bizneseve

Kryeministria

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar. Sekretariati do të jetë institucion buxhetor publik në varësi të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, me seli në mjediset e Kryeministrisë. Sekretariati Teknik ka si qëllim t’u mundësojë bizneseve të adresojnë shqetësimet e tyre dhe të gjejnë përkrahje në mënyrë që propozimet e tyre t’u përcillen institucioneve politikëbërëse dhe vendimmarrëse, për reduktimin e pengesave administrative me të cilat ndeshet biznesi në veprimtarinë e përditshme, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike ndaj sipërmarrjes dhe klimës së biznesit në Shqipëri.

http://www.scan-tv.com/krijohet-sekretariati-teknik-i-keshillit-ekonomik-kombetar-do-te-prese-ankesat-e-bizneseve/