Monitor – Efekti i rrjeteve sociale?! Rriten me 41% vetëvrasjet te moshat e reja në 2017-ën; Qytetet ku njerëzit i japin më shumë fund jetës

Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndonëse ky është niveli më i ulët që nga viti 2012, kur raportohen të dhënat, sërish vetëvrasjet mbeten mbi tre herë më të larta sesa vrasjet. Psikologët […]
Shqiptarja.com – Elbasan, kultivon trëndafila pasi la emigrimin, Toça: Një bimë mjaft e kërkuar nga rrethet
Kur shumë fermerë në fshatra kultivojnë pemë dhe perime të ndryshme, vëllezërit Toça kanë zgjedhur një bimë, e cila është prezente në shumë tavolina, por jo për t’u ngrënë, por për ta zbukuruar atë. Ata kultivojnë trëndafila. Në fillim ishte e vështirë për t’ia dalë, por vit pas viti lulet sa vijnë e përdoren më […]
RTK – ” Presidenti Thaci takon Kancelarin Austriak, Sebastian Kurtz”

Pritet që në takim me Kancelarin Kurtz, të diskutohen dy çështjet kryesore për Kosovën. E para është faza e fundit e dialogut me Serbinë, sidomos tani pas Samitit të Sofjes, ku u tha qartë se rajoni duhet të bëjë përpara drejt integrimeve evropiane. Kurse tema e dytë, pritet të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën, […]
Scan TV – Taksat që do të ulen në qershor, Zv/Ministri i Financave Haxhi: Ulje në agroturizëm, bujqësi dhe në biznesin e vogël

Me miratimin në fund të qershorit të këtij viti dhe me hyrjen në fuqi më 1 Janar 2019 do të kemi disa ndryshime të rëndësishme të taksave për disa drejtime të të bërit biznes në Shqipëri. Zv/Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka shpjeguar se si do të preken strukturat e agroturizmit nga ulja e tatim […]
Council of Europe – Shqipëria duhet të rrisë mbrojtjen e fëmijëve dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara

Eurokomisionerja për të drejtat e njeriut Dunja Mijatovic është duke zhvilluar një vizitë në Shqipëri, e cila është e përqendruar në të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe aksesin për shërbim mjekësor falas. Ajo ka përshëndetur angazhimin e autoriteteve për të siguruar mbrojtje më të mirë të fëmijëve nëpërmjet […]
VOA – Shqipëri, kushte të vështira pune dhe jetese për gratë punëtore
Në Shqipëri, Aleanca Gjinore për Zhvillim protestoi për helmimin në punë të 24 punëtoreve të një rrobaqepësie në Durrës. Në mbi 1 mijë fabrika veshjesh dhe këpucësh në gjithë vendin, punojnë rreth 40 mijë gra e vajza në kushte të vështira pune dhe jetese. Të paktën 20 punonjëse gra, mes të cilave edhe gra shtatzëna, […]
Opinion.al – Helmimi i grave, Sindikata akuzon: Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private
13 gra, punëtore të një fasonerie në qytetin e Durrësit u helmuan ditën e shtunë dhe përfunduan në spital. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare mbi shkakun e helmimit edhe pse faji në fillim u tentua ti lihej ushqimit. Konfederata e Sindikatave me anë të një reagimi thotë se punëtoret janë helmuar nga kimikatet që përdoren […]
Monitor – Përkeqësohet shëndeti mendor i popullatës, studimi gjen situatë alarmante në Shkodër, 45% e të prekurve skizofrenë

Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor. Sipas edhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë më së shumti personat me kushte të varfra të jetesës dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar […]
Top Channel – Kryeministri austriak Kurz: Të çelen negociatat me Shqipërinë
Kryeministri austriak Sebastian Kurz kërkon çeljen sa më shpejt të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Duke folur për median austriake, “Die Presse”, Kurz thotë se kjo është e nevojshme për të shmangur konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. http://top-channel.tv/2018/05/28/kryeministri-austriak-kurz-te-celen-negociatat-me-shqiperine/
Monitor – Një vit i mbarë për buxhetet e bashkive

Të 6 bashkitë në vend kishin në dispozicion për të shpenzuar për çështje administrative dhe investime kapitale rreth 76 miliardë lekë në vitin 2017, në rritje me rreth 23% krahasuar me një vit më parë. Në terma nominalë, burimet financiare totale rezultuan rreth 14.2 miliardë lekë më të larta. Rritja e të ardhurave erdhi edhe […]