Scan TV – Përdorimi i telefonave në shkollë – Deputetët francezë votojnë ligjin e ri për ndalimin e tyre

Deputetët francezë votuan të enjten ligjin për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Sipas masave të reja, ligji bën një përjashtim për telefonat e përdorur për qëllime pedagogjike ose pajisjet e nevojshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Sugjerimi i ligjit mbi ndalimin e përdorimit të telefonave në shkollat […]
Zëri Veseli: Kosova vendi më i sigurt në Ballkan për investimet e huaja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur sot nga udhëheqësit e Odës Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake që veprojnë në Kosovë. Në këtë takim Veseli ka folur për potencialet që ofron Kosova për investitorët e jashtëm falë edhe politikave fiskale tatimore që krijojnë lehtësira të mëdha për të bërë biznes. http://zeri.info/aktuale/202116/veseli-kosova-vendi-me-i-sigurt-ne-ballkan-per-investimet-e-huaja/
Reporter.al – INSTAT: Gratë ende larg barazisë gjinore në Shqipëri

Një studim i publikuar të enjten nga Instituti Shqiptar i Statistikave ku pasqyrohej situata gjinore e burrave dhe grave në vend për vitin 2017, ofron të dhëna të rëndësishme për pabarazinë gjinore ne Shqipëri. Raporti nxjerr në pah se gratë vazhdojnë të mbajnë mbi supe barrën e martesave të hershme, të qëndrimit në shtëpi në […]
Klubet SKYE – Kosovë

World Vision Kosovë po zbaton projektin “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE”, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes Organizatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Ky projekt synon që të rinjtë e klubeve SKYE, të jenë të fuqizuar si qytetarë aktivë, të pajisen me aftësi që i përgatisin për tregun e punës, si edhe […]
Vizion Plus – Rreziku i fëmijëve nga ngacmimet online
Aksesi në teknologjitë e komunikimit dhe rritja e përdorimit të internetit i ka ekspozuar fëmijët përballë rreziqeve të ndryshme që mund të vijnë nga prania online e tyre. Studimi i World Vision tregon se prindërit dhe mësuesit janë të papërgatitur ndaj këtij fenomeni. E ftuar në panel për të folur për rrezikun që u vjen […]
Top Channel – Abuzimet, historitë fshihen. Psikologët: Gjykata e Korçës dha mesazh negativ
Dënimi me 4 vite e 8 muaj burg për pedofilin nga Pogradeci, që përdhunoi të miturën 15 vjeçare duke e lënë edhe shtatzënë ka nxitur reagime të ndryshme. Pas prindërve dhe shoqërisë civile të shqetësuar janë edhe psikologet. Sipas tyre ky është një mesazh negativ për viktimat që bien pre e abuzimeve. Shërbimi social duhet […]
Shekulli – “Ushtronte” dhunë ndaj mësueses dhe nxënësve, denoncohet drejtoresha e shkollës

Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare ka përfunduar e denoncuar në policinë e Shkodrës nga një prej kolegeve dhe nxënësit e saj. Bëhet fjalë për titullaren e shkollës “Osman Dhampiraj” në Shtoj të Ri, Saime Hegrepi, ku një prej mësueseve dhe 2 nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike. Denoncimin ato e kanë depozituar në […]
VOA – Thirrje për forcimin e dënimeve kundër dhunës seksuale
Shoqëria civile ka protestuar përpara parlamentit për forcimin e dënimeve kundër dhunës seksuale. Dy ditë më parë, përdhunuesi i një të miture 14 vjeçare në Pogradec u dënua me vetëm 4.8 vite burg. Protestuesit thanë se ky është një dënim minimal dhe kërkuan apelimin e tij. Sipas të dhënave zyrtare, gjykatat arrijnë të japin dënime […]
VOA – Thirrje për shmangie të incidenteve ndëretnike në Kosovë

Në Kosovë, autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimet lidhur me disa incidente të raportuara ndër etnike ditëve të fundit. Protestat ndaj një grupi serbësh në një fshat të komunës së Klinës, sulme me gurë dhe dëmtime pronash, janë raportuar nga pjesëtarë të komunitetit serb në disa fshatra të komunave të Lipjanit, Klinës e […]
Scan TV – Renditja/Indeksi Global i Paqes: Bota është bërë më pak paqësore, por Shqipëria bën progres

Shqipëria ka bërë përmirësim, sa i përket paqes dhe sigurisë. Sipas Indeksit për Paqen Globale 2018 të publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me qendër në Sidney, vendi ynë renditet në pozicionin e 52, nga 57 që mbante një vit më parë. http://www.scan-tv.com/renditja-indeksi-global-i-paqes-bota-eshte-bere-me-pak-paqesore-por-shqiperia-ben-progres/