VOA – Thirrje për forcimin e dënimeve kundër dhunës seksuale

voaa

Shoqëria civile ka protestuar përpara parlamentit për forcimin e dënimeve kundër dhunës seksuale. Dy ditë më parë, përdhunuesi i një të miture 14 vjeçare në Pogradec u dënua me vetëm 4.8 vite burg. Protestuesit thanë se ky është një dënim minimal dhe kërkuan apelimin e tij. Sipas të dhënave zyrtare, gjykatat arrijnë të japin dënime vetëm për gjysmën e rasteve të dhunës seksuale. Një pjesë e tyre janë dënime minimale, pohojnë protestuesit.

https://www.zeriamerikes.com/a/protesta-denimet-dhuna-seksuale-shqiperi/4427226.html