Monitor – Indeksi i Qasjes dhe Cilësisë së Shëndetit, Shqipëria (dhe Ballkani) me mbulim shëndetësor mbi 70%
Sipas indeksit të Qasjes dhe Cilësisë së Shëndetit, publikuar në revistën shkencore Lancet, Shqipëria ka një rezultat 74.5% -82.2% të përfshirjes së qasjes së popullsisë në shërbimet shëndetësore. Një komponent kyç i arritjes së mbulimit universal shëndetësor është të sigurohet që të gjitha popullatat të kenë akses në kujdes shëndetësor cilësor. http://www.monitor.al/indeksi-qasjes-dhe-cilesise-se-shendetit-shqiperia-dhe-ballkani-mbulim-shenderesor-mbi-70/
Top Channel – BE del kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali, për emigrantët
Marrëveshja e Shqipërisë dhe Italisë, që Tirana të merrte 20 emigrantë nga Eritrea, të mbetur në një anije të bllokuar pranë portit të Catanias, duket se do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar. Një vend i unionit nuk mund t’i dërgojë emigrantët në një vend të tretë, pa shqyrtuar më parë kërkesën e […]
ABC News – Komiteti i Parlamentit Europian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën
Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i Parlamentit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Tani mandatohet Parlamenti Evropian dhe Këshilli per marrëveshje ndër-institucionale për liberalizim. Ky vendim i hap rrugë fillimit të negociatave mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit, për të vazhduar më pas me procedurat tjera të vendimmarjes. http://abcnews.al/kosova-me-prane-levizjes-se-lire-votohet-pro-liberalizimit-te-vizave/
Top Channel – “Arsimi, buxhet mjeran”. Ekspertët: Dëmtohet ekonomia, rinia po largohet
Në buxhetin e këtij viti, shpenzimet publike për arsimin janë përcaktuar sa 3.1% e PBB-së. Në vendet e BE-së shifra mesatare që qeveritë shpenzojnë për arsimin është sa 4.7% e prodhimit të brendshëm bruto. Arsimi i dobët bën që rinia të largohet dhe duke sjellë më pak nxënës në shkollat tona. Sipas një analize të […]
Scan Tv – Shërbimet publike, Mesi: Shumë afër miratimit të ‘kartës së qytetarit’
Së shpejti pritet të miratohet karta e të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike. Sipas zëvendëskryeministres, Senida Mesi, projektvendimi i Këshillit të Ministrave është ende në proces Konsultimi Publik. Ai përcakton të drejtat kryesore të qytetarëve dhe sipërmarrësve përgjatë procesit të ofrimit të shërbimeve publike nga ana e administratës shtetërore. http://www.scan-tv.com/sherbimet-publike-mesi-shume-afer-miratimit-te-kartes-se-qytetarit/
Top Channel – Luftë obezitetit, Britania do të ndalojë pijet energjike për fëmijët
Qeveria britanike pritet të ndalojë shitjen e pijeve energjike “Red Bull”, “Monster Energy” dhe të tjera, për fëmijët në Angli, pas shqetësimeve në rritje mbi ndikimin e kafeinës dhe sheqerit të tepërt te shëndeti i të rinjve. http://top-channel.tv/2018/08/30/lufte-obezitetit-britania-do-te-ndaloje-pijet-energjike-per-femijet/