Top Channel – “Arsimi, buxhet mjeran”. Ekspertët: Dëmtohet ekonomia, rinia po largohet

Në buxhetin e këtij viti, shpenzimet publike për arsimin janë përcaktuar sa 3.1% e PBB-së. Në vendet e BE-së shifra mesatare që qeveritë shpenzojnë për arsimin është sa 4.7% e prodhimit të brendshëm bruto. Arsimi i dobët bën që rinia të largohet dhe duke sjellë më pak nxënës në shkollat tona. Sipas një analize të Bankës Botërore, investimet në arsim janë shpenzimet publike me normën më të lartë të kthimit. Një nga studimet më të mëdha shkencore, i kryer nga ekspertët e bankës, doli në përfundimin se kur qeveritë rrisin shpenzimet për arsim me 1% të prodhimit kombëtar, rritja ekonomike përshpejtohet në të njëjtën masë.

http://top-channel.tv/2018/08/29/arsimi-buxhet-mjeran-ekspertet-demtohet-ekonomia-rinia-po-largohet/