Koha Jonë – Po vijnë refugjatët!

refugjate-greqi-maqedoni6-600x360

Më shumë se 160 emigrantë dhe refugjatë aktualisht në Ballkan janë fëmijë të pashoqëruar ose fëmijë të ndarë nga prindërit. Shumica po qëndrojnë në qendra kolektive, hostele, qendra azili, parqe, ose në vende të hapura, në Serbi, Bullgari, Kroaci dhe Bosnje. Udhëtimi i vetëm në rrugën e re ballkanike drejt Europës Perëndimore i ekspozon ata […]

Top Channel – Pushimet në fshat; Fëmijët pas shkollës detyrohen të punojnë

Pas përfundimit të shkollës fëmijët u gëzohen pushimeve. Por ata që jetojnë në fshat nuk kanë fatin e bashkëmoshatarëve të qytetit. Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë gjatë pushimeve të verës dhe ndihmojnë familjen në bujqësi dhe blegtori. http://top-channel.tv/video/pushimet-ne-fshat-femijet-pas-shkolles-detyrohen-te-punojne/

VOA – Shqipëri: Shqetësime për largimin e të rinjve nga vendi

te rinjte voa

Largimi i banorëve drejt shteteve të tjera është bërë temë kryesore diskutimesh mes qarqeve akademike. Një grupim i tillë janë edhe të rinjtë e programit LEAD ALBANIA, pjesë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Ata diskutuan me shqetësim për emigrimin e shqiptarëve dhe mbi mundësitë e pakta që ofrohen në atdhe për shkollim dhe punë. https://www.zeriamerikes.com/a/albania-brain-drain/4448908.html

Monitor – Transformimi dixhital, Shqipëria hendek të madh me Rajonin

dixhitalizimi

Gjendja aktuale e transformimit dixhital në Ballkanin Perëndimor tregon se rajoni mbetet shumë prapa mesatareve të BE-së në të gjithë treguesit e transformimit dixhital në 2016. Një studim ekspertësh për llogari të Fondacionit Gjerman Friedrich-Ebert gjeti se, Shqipëria ka hendekun më të madh të zhvillimit dixhital në vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa Rajoni në tërësi […]

Klan Kosova – Apostolova: Të tërhiqet rritja e pagave për qeveritarët

apostolova

Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave. Ajo shpreh keqardhje për këtë vendim, sepse përgatitja e projektligjit për pagat është në proces e sipër. Ky ligj do të rregullojë një herë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive […]

Scan TV – Financimi nga qeveria për agroturizmin: Përfitojnë edhe jashtë “100 fshatrave”. Ulet kriteri i numrit të dhomave

agroturizem-ferme-min-765x383

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në programin e financimeve për bujqësinë dhe zhvillimin rural, që prekin individët që duan të investojnë në agroturizëm. Tashmë mbështetja për ngritjen apo rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural, si dhe për mbështetje për investime në agroturizëm, do të konsiderohen edhe investime jashtë listës së “100 fshatrave”. Kombinuar […]