Top Channel – Vlahutin: Shqipëria s’ ka nevojë të shkojë në Europë, është në hartën e saj
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin e pranishme në forumin qytetar për sigurinë publike në Lezhë tha se Shqipëria duhet të arrijë standarde të përputhshme me vendet e BE-së. Ajo bëri thirrje se azilkërkimi nuk është zgjidhja. http://top-channel.tv/2018/05/04/vlahutin-shqiperia-ne-mes-te-europes-mos-u-largoni-nga-vendi/
Revista Monitor – Ahmetaj, biznesit të vogël: Do të rrisim pragun për tatimin e thjeshtuar për lehtësimin e sipërmarrjes
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilloi një interpelancë live, me përfaqësues të bizneseve të vogla. Në kuadër të vijimit të dialogut për përfshirjen në skemën e TVSH-së bizneset që e kalojnë xhiron vjetore 2 mln lekë.” http://www.monitor.al/ahmetaj-biznesit-te-vogel-te-rrisim-pragun-per-tatimin-e-thjeshtuar-per-lehtesimin-e-sipermarrjes/ http://www.monitor.al/ahmetaj-biznesit-te-vogel-te-rrisim-pragun-per-tatimin-e-thjeshtuar-per-lehtesimin-e-sipermarrjes/
Top Channel – Lu: Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë pa imunitet
Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Kështu deklaroi Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë. Ai thote se do te ishte I lumtur nëse shoqëria civile do bashkohej në thirrjen per arrestimin e peshqve të mëdhenj. http://top-channel.tv/2018/05/04/lu-mirepresim-faktin-qe-tahiri-te-perballet-me-drejtesine-pa-imunitet/
Vizion Plus – Takimi rajonal i Selanikut
Nisi sot në Selanik takimi i tretë rajonal mes Shqipërisë, Greqisë Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në fjalën e tij hapëse Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, u shpreh se të katërta këto vende duhet të thellojnë bashkëpunimin për energjinë dhe transportin për të përmbushur sfidat e kohës. Ai u shpreh se “të gjithë dëshirojnë të […]
VOA – Shqipëri: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, shkelje dhe presione
Në Ditën Botërore të lirisë së shtypit, gazetarët dhe mediat shqiptare gjenden përballë sfidave të rënda. Ato kanë të bëjnë me vërtetësinë e raportimit përballë presioneve politike e qeveritare. Studiues të pavarur të medias dhe shoqërisë shqiptare pohojnë se gazetarët profesionistë po punojnë në një mjedis krejt të papërshtatshëm, i cili dëmton ndjeshëm saktësinë e […]
Shqiptarja.com – Miratohet ligji: 35 kategoritë që do strehohen nga shteti, ja kriteret
Kuvendi i Shqipërisë mirato dje me 73 vota pro ligjin për strehimin social qe ka nje impakt të drejtpërdrejtë në jetën e mijërave familjeve ne nevoje. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, njësitë e qeverisjes vendore përzgjedhin individët dhe familjet, të cilët përfitojnë për t’u përfshirë në një nga programet e strehimit. http://shqiptarja.com/lajm/miratohet-ligji-35-kategorite-qe-do-strehohen-nga-shteti-ja-kriteret
Revista Monitor – Prosperiteti, Shqipëria e 75-a në botë, e fundit në rajon
Raporti i Prosperitetit të vitit 2017 vë në pah karakteristikat e munguara të Shqipërisë, që e bën atë të pozicionohet në vendin e 75 nga 149 shtete në botë, në një zonë të portokallinjtë, shumë pranë “të kuqes” alarmuese. Sipas nënkategorive të marra në studim, Shqipëria, e renditura e fundit në rajon, performon keq në […]