Projekte në zbatim

Projekti: “Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar”

“Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas t’iu ofrohen mundësitë për të arritur potencialin e tyre të plotë.  Projekti mbështet 180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara dhe ofron shërbim:

  • Në shtëpitë e fëmijëve, përmes njësisë lëvizëse të specialistëve;
  • Në ambientet e Qendrës Komunitare përmes njësisë së dytë të specialistëve;
  • Si dhe në shkolla, përmes profesionistëve të gjithëpërfshirjes (mësues ndihmës, punonjës socialë, psikologë), të cilët edhe janë trajnuar.

Aktivizmi rinor dhe vullnetarizmi është një tjetër shtyllë e këtij projekti. Të rinjtë do të trajnohen për t’u bërë qytetarë aktivë dhe do të mbështeten për të ndërmarrë aktivitetet e tyre në mbështetje të aftësisë së kufizuar dhe përfshirjes sociale.

Si bazë ligjore për zbatimin e projektit do të shërbejnë udhëzimet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga data 2 qershor 2022 për Shërbimet e Integruara Mobile në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Artikuj

In a groundbreaking initiative, World Vision Albania, with support from the Prespa Ohrid Nature …

Çfarë do të thotë kujdes social për ju? Fuqizim. Gjithëpërfshirje. Mbrojtje. Barazi. Këto janë …

Krahas mbështetjes së të rinjve për ndërmarrjen e nismave për ruajtjen e biodiversitetit, World …

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me …

Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të …