Mbrojtja e Fëmijëve

Programi i Mbrojtjes së Fëmijëve i zbatuar nga World Vision Albania fokusohet në mobilizimin e veprimeve të përbashkëta, mes aktorëve formalë dhe joformalë të mbrojtjes së fëmijëve për të krijuar një mjedis më të sigurt për fëmijët. Kjo qasje fuqizon komunitetet lokale të analizojnë rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë së fëmijëve dhe ndërmarrin veprime të përbashkëta, të cilat adresojnë shkaqet kryesore të dhunës ndaj fëmijëve.

Modeli ynë ka një qasje sistemike, dhe njeh ndërlidhjen e komponentëve të ndryshëm brenda sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Ai përfshin ligjet dhe politikat, shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve, koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesuara, dhe mekanizmat e llogaridhënies.

Duke patur në qendër mirëqenien e fëmijës, programi mirënjeh rolin që ka familja në këtë drejtim. Ndaj, ndërhyrjet tona në synojnë forcimin e familjes përmes modelit “Të Festojmë Familjen”, një model, i cili synon që fëmijët të kenë marrëdhënie pozitive me prindërit, duke i lejuar ata të fuqizohen shpirtërisht, socio-emocionalisht dhe fizikisht.

2022 në numra

  • 464 prindër morën pjesë në programin e prindërimit pozitiv “Të Festojmë Familjen”.
  • Në Korçë, në “Qytezën e Fëmijëve”, 4,871 fëmijë morën pjesë në programin e qytezës, i cili promovon praktikat e shëndetshme të prindërimit, reduktimin e dhunës, si dhe ushqen aftësitë e jetës, zhvillimin e talenteve, dhe qytetarinë aktive.
  • Në Durrës, në “Qendrën e Emergjencës”, 23 fëmijëve dhe 11 grave iu ofruan shërbime të emergjencës si: strehimi i sigurt, transport, ushqim, veshje, artikuj të higjienës, kujdes mjekësor dhe mbështetje psiko-sociale.
  • 51 profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve (MF-së) dhe 99 të rinj u përfshinë në takime orientuese mbi Mekanizmin e Referimit dhe Raportimit te fëmijëve në nevojë për mbrojtje.
  • Skuadra e WVAs, në bashkëpunim me njësitë e mbrojtjes së fëmijëve mbështetën menaxhimin e 247 rasteve në 7 bashki.

#ITTAKESAWORLD

Fushata "Duhet një botë e tërë për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve" ITAW

Në mars të vitit 2017, World Vision International nisi një fushatë globale pesëvjeçare e cila synon të kontribuojë në dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve” i përgjigjet një çështjeje e cila prek mbi një miliard fëmijë çdo vit në çdo vend të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndajë fëmijëve” mbështet ndër të tjera arritjen e objektivit për zhvillimin e qëndrueshëm 16.2 – dhënien fund të abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe të çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve. Në Shqipëri, fushata adreson specifikisht dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohet ndaj fëmijëve.

Kontribuon në SDG-të:

Lajme