Balkanweb – Përdhunimi i 14-vjeçares, ‘Dritare me Rudinën’ zbardh dosjen
Historia e rëndë e 14-vjecares nga Kavaja ka nisur në tetor 2018. Sipas dosjes së siguruar, vajza jetonte me të ëmën, pasi i ati ishte emigrant në Itali, ka patur lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës së saj. Gjatë kohës që vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, ata janë […]
DW Shqip – Shqipëri: Fëmijët pa fëmijëri
Fëmijë që lypin apo që shfrytëzohen për punë, një dukuri që është zbehur nga viti në vit, por nuk është zhdukur ende në Shqipëri. Varrezat e Tiranës janë vendi ku më së shumti lypin këta fëmijë. Një djalë 13 vjec thotë se pastron varret, i lanë ato… Njerëzit i japin 15-20 mijë lekë për shërbimet […]
Top Channel – Fruthi, ISHP: 51 raste nga fillimi i vitit, shumica foshnje të kryeqytetit
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Shqipëri, për periudhën nga fillimi i vitit e deri më sot janë prekur nga fruthi gjithsej 51 persona. Grupmosha më e prekur prej kësaj sëmundjeje infektive janë foshnjet nën dy vjeç, që përbëjnë rreth 45.1% e rasteve të konfirmuara, pjesa më e madhe e të cilave në […]
Ora News – Maqedonia e Veriut në tryezën e NATO-s, Shqipëria firmos e para protokollin e pranimit
Maqedonia e Veriut ulet në tryezën e NATO-s. Në selinë e Aleancës në Bruksel po zhvillohet ceremonia e nënshtrimit të marrëveshjes së shteteve të NATO-s me Maqedoninë, duke i mundësuar shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake. Shteti i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë. http://www.oranews.tv/article/maqedonia-nenshkruan-sot-ne-bruksel-marreveshjen-e-pranimit-ne-nato
VOA – Freedom House: Demokracia në rënie
Organizata, Freedom House thekson në raportin e saj se parimet demokratike siç janë integriteti i zgjedhjeve dhe të drejtat e migruesve, po dobësohen për të 13-tin vit me radhë. Nga vendet e Ballkanit, vetëm Kroacia është në mesin e vendeve të lira, ndërsa Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së […]