Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Shqipëri, për periudhën nga fillimi i vitit e deri më sot janë prekur nga fruthi gjithsej 51 persona. Grupmosha më e prekur prej kësaj sëmundjeje infektive janë foshnjet nën dy vjeç, që përbëjnë rreth 45.1% e rasteve të konfirmuara, pjesa më e madhe e të cilave në kryeqytet. ISHP-ja bën thirrje edhe për vaksinimin e popullatës, veçanërisht prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.