Top Channel – Të jetosh “ndryshe” në Peqin. Fëmijët që rriten pa kujdes special
Bashkia e Peqinit ka një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi ndryshe. Janë jo pak, por 600 persona me aftësi ndryshe të cilët kërkojnë shërbime të veçanta, ndër to mbi 150 janë fëmijë. Për këta fëmijë Bashkia e Peqinit nuk ofron asnjë shërbim. Pavarësisht numrit, këtu nuk ka një qendër e cila mund të […]
Exit.al – Pedagogët kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë
Asambleja e pedagogëve kërkoi shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe mbështetje për protestën e studentëve. Ata u mblodhën sot në godinën Iliria për të diskutuar këto propozime. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Fakultetetve të ndryshme të Universitetit të Tiranës. https://exit.al/2019/01/pedagoget-kerkojne-shfuqizimin-e-ligjit-te-arsimit-te-larte/
Balkanweb – “Tarifat dentare”, Ministria e Shëndetësisë i drejtohet gjykatës
Pas vendosjes për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare, sot Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut. Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm. https://balkanweb.com/tarifat-dentare-ministria-e-shendetesise-i-drejtohet-gjykates/
A2 News – Ndalohen 10 emigrantë sirianë në Shkodër
Duket se Shqipëria vijon të jetë rrugë kalimi për emigrantët nga Siria në drejtim të vendeve të tjera të Europës. Ditën e sotme, 10 emigrantë sirianë janë ndaluar në Shkodër dhe Malësi të Madhe. Policia thotë se sirianët mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion […]
Balkan Insight – Vala e grevave në sektorin publik tund Kosovën
Kosova është përfshirë nga grevat në sektorin publik. Mjekët dhe mësuesit kërkojnë rritjen e pagave të tyre dhe si rezultat në formë proteste kanë pezulluar punën në institucionet ku ata punojnë. Rreth 200 operacione mjekësore në ditë janë anuluar. Nga ana tjetër mësuesit nuk zhvillojnë mësim që nga data 14 janar. Ata kërkojnë një rritje […]
A2 News – Puna e bashkive, në rënie ritmi i të ardhurave dhe investimet
Ngadalësimi i investimeve nga bashkitë është rrjedhojë e tkurrjes së rimit të të ardhurave. Ekspertja Merita Toska ka shpjeguar se duhet pritur edhe tremujori i fundit i 2018-ës për të vlerësuar saktë mbi performancën e bashkive, si në drejtim të të ardhurave, ashtu edhe të shpenzimeve. https://a2news.com/2019/01/24/puna-e-bashkive-ne-renie-ritmi-i-te-ardhurave-dhe-investimet/