A2 News – Ndalohen 10 emigrantë sirianë në Shkodër

ccc

Duket se Shqipëria vijon të jetë rrugë kalimi për emigrantët nga Siria në drejtim të vendeve të tjera të Europës. Ditën e sotme, 10 emigrantë sirianë janë ndaluar në Shkodër dhe Malësi të Madhe. Policia thotë se sirianët mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Gjatë pesë muajve të parë të vitit që lamë pas u raportua se mbi 1600 emigrantë nga Siria kanë kërkuar azil në vend, numër ky dyfish më i lartë se i gjithë viti 2017.

https://a2news.com/2019/01/25/ndalohen-10-emigrante-siriane-ne-shkoder/