Top Channel – Të jetosh “ndryshe” në Peqin. Fëmijët që rriten pa kujdes special

Bashkia e Peqinit ka një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi ndryshe. Janë jo pak, por 600 persona me aftësi ndryshe të cilët kërkojnë shërbime të veçanta, ndër to mbi 150 janë fëmijë. Për këta fëmijë Bashkia e Peqinit nuk ofron asnjë shërbim. Pavarësisht numrit, këtu nuk ka një qendër e cila mund të ofrojë lokopedi, fizioterapi, psikolog, apo shërbime të tjera në varësi të sëmundjes, ndërkohë familjet nuk i përballojnë këto shërbime me mundësitë e tyre.

http://top-channel.tv/2019/01/24/te-jetosh-ndryshe-ne-peqin-femijet-qe-rriten-pa-kujdes-special/