Ora News – Studentë e qytetarë protestë para Parlamentit

protesta-parlamenti3

Përpara parlamentit po zhvillohet një protestë, ku përveç studentëve ka edhe qytetarë të tjerë. Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike. Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit. Ndërsa […]

ABC News – Shpërblimet, qeveria akordon fondin për shtresat në nevojë

Këtë fundviti, përveç pensionistëve, qeveria do të japë shpërblime edhe për shtresa të tjera në nevojë. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin nga 3 mijë lekë në prag të Vitit të Ri. Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga paketa e solidaritetit të […]

RTSH – Ruçi, takim me prindërit e fëmijëve autikë e me aftësi të kufizuara

Kryetari i Kuvendit ka pritur përfaqësues të Klubit Kombëtar të Prindërve me Fëmijë me Çrregullim të Spektrit të Autizmit dhe Aftësi të Kufizuara, të cilët paraqitën disa kërkesa që lidhen me mbrojtjen dhe trajtimin më të mirë të nevojave të fëmijëve. Këto kërkesa u janë paraqitur më parë disa ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore, […]

Top Channel – Stoltenberg i telefonon Haradinajt: NATO do të rishohë angazhimin me FSK-në

nato-flag

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me angazhimin e NATO-s në Kosovë, pas miratimit të ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sekretari Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se, përderisa mandati i FSK-së po evoluon, niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-së për […]

Monitor – INSTAT: 317 mijë shqiptarë kanë emigruar nga vendi gjatë 2011-2017, baras me zbrazjen e Fierit ose Durrësit

sipas-qarqeve

Sipas INSTAT shqiptarët e larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2017 arritën gjithsej në 317 mijë persona. Kjo shifër është më e lartë sesa popullsia e qytetit të dytë më të madh në vend, Fierit, që në janar 2018 kishte 298 mijë banorë, apo Durrësit, me 278.5 mijë banorë. http://www.monitor.al/instat-317-mije-shqiptare-kane-emigruar-nga-vendi-gjate-2011-2019-baras-me-zbrazjen-e-fierit-ose-durresit/