Kryetari i Kuvendit ka pritur përfaqësues të Klubit Kombëtar të Prindërve me Fëmijë me Çrregullim të Spektrit të Autizmit dhe Aftësi të Kufizuara, të cilët paraqitën disa kërkesa që lidhen me mbrojtjen dhe trajtimin më të mirë të nevojave të fëmijëve. Këto kërkesa u janë paraqitur më parë disa ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Përfaqësuesit e prindërve kërkuan zbatimin me rigorozitet të legjislacionit për arsimin, fuqizimin e rrjetit të qendrave publike të shërbimeve, terapi e mbështetje, akses më të lartë në shërbimet shëndetësore e të tjera.
https://www.rtsh.al/lajme/ruci-takim-me-prinderit-e-femijeve-autike-e-me-aftesi-te-kufizuara/