Ora News – Studentë e qytetarë protestë para Parlamentit

protesta-parlamenti3

Përpara parlamentit po zhvillohet një protestë, ku përveç studentëve ka edhe qytetarë të tjerë. Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike. Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit. Ndërsa kryeministri Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët.

http://www.oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-zhvendoset-para-parlamentit