ABC News – Shpërblimet, qeveria akordon fondin për shtresat në nevojë

Këtë fundviti, përveç pensionistëve, qeveria do të japë shpërblime edhe për shtresa të tjera në nevojë. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin nga 3 mijë lekë në prag të Vitit të Ri. Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga paketa e solidaritetit të fundvitit të miratuar nga qeveria do përfitojnë 69 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 62 mijë 640 familje në ndihmë ekonomike.

http://abcnews.al/shperblimet-qeveria-akordon-fondin-per-shtresat-ne-nevoje/