RTSH – Të rinjtë e Ballkanit: Qeveritë të na ndihmojnë të kapërcejmë ndasitë!
Të rinjtë e Ballkanit u kanë bërë thirrje qeverive sot t”i mbeshtesin për të ndryshuar kulturën e ndarjes në rajon. Në një letër të hapur, drejtuesit e organizatës së të rinjve të Nismës së Berlinit me seli në Tiranë, kanë apeluar për zhvillimin e një mjedisi politik e shoqeror që fuqizon dhe lehtëson shkëmbimin e […]
Balkanweb – Masakra në Resulaj, 24 vjeçari Ridvan Zykaj del sot para gjykatës. Asnjë avokat nuk merr përsipër dosjen
Pritet të dalë sot para gjykatës në Vlorë 24 vjecari Ridvan Zykaj, autor i masakrës në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dhe i Kodit Penal. Asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë në dorë […]
RTK – Shqiptarët e Veriut të Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve
Qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, kundërshtojnë në çdo formë shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë. Ata theksojnë se resurset më të mëdha natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të saj. Veç të tjerash, shqiptarët që jetojnë në komunat të banuara me shumicë serbe, kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të […]
Top Channel – Dëmet e tërmetit, dhjetëra banesa të dëmtuara në qarkun e Dibrës
Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër më fshatin Vinjoll të bashkisë Mat kanë shkaktuar edhe dëmtimin e disa banesave. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se 12 shtëpi u dëmtuan në Bashkinë Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj. 8 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat, si edhe 47 banesa të dëmtuara në Bashkinë […]
Scan Tv – Bujqësia në tre vitet e ardhshëm – Buxheti do të ulet në 9.6 mld lekë, do të vijojë “lufta” për sigurinë ushqimore
Në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas parashikimeve për vitet 2019-2021 buxheti për këtë ministri do të jetë në 9.6 miliardë lekë nga 10.9 miliardë që është aktualisht. Pavarësisht uljes së buxhetit, ministria do të ketë një sërë synimesh. Prioritetet e sektorit […]