Qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, kundërshtojnë në çdo formë shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë. Ata theksojnë se resurset më të mëdha natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të saj. Veç të tjerash, shqiptarët që jetojnë në komunat të banuara me shumicë serbe, kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të kenë plane konkrete për investime. Ata thonë se qeveria duhet të tregojë më shumë dorën e saj që ta ringjallin jetën e shqiptarëve në veri.