Vizion Plus – 18 vjeçari me sindromën Down synon të bëhet kampion

Të ndjekësh ëndrrën dhe pasionin, kërkon vullnet dhe shumë punë. Ky është Gersi Troka, 18- vjeçari me sindromën Down, i cili ëndërron që të bëhet kampion në not. “Kam vite që e ushtroj notin. Dua të bëhem i famshëm si Michael Phelps.” Ashtu si çdo sportist edhe Gersi e mendon për famën, por thotë se […]

Klan Tv – Arratisja e maturantëve

Në një vit, rreth 9 mijë maturantë aplikojnë për të studiuar jashtë vendit. Statistika e Ministrisë së Arsimit tregon për aplikimet, por jo realisht se sa prej tyre ia dalin të diplomohen në vendet ku ata dëshirojnë. Gjithsesi kjo shifër ka ardhur duke u rritur. Nëse u referohemi të dhënave të dhjetë vite më parë, […]

ABC News – Lëvizja e lirë në Schengen, KE jep rekomandim pozitiv për Kosovën

schengen1

Komisioni Europian ka dhënë të mërkurën rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ka qenë komisioneri për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos që ka komunikuar lajmin në një konferencë për shtyp të mbajtur pasditen e së mërkurës, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Komisioneri ka inkurajuar Këshillin dhe Parlamentin […]

Balkanweb – Presidentja kroate në Kuvend: Shqiptarët kanë sakrifikuar për Kroacinë. Ne nuk harrojmë!

presidentja-kroate-688x450 (1)

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Presidentja e Kroacisë ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Kolinda Grabar Kitaroviç tha se shqiptarët sakrifikuan jetën për lirinë e Kroacisë. Ajo tha se shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të respektuar dhe të integruar. http://www.balkanweb.com/presidentja-kroate-ne-kuvend-shqiptaret-sakrifikuan-jeten-per-lirine-e-kroacise-nuk-harrojme/

Vizion Plus – Lezhë, fermerët hedhin prodhimet

fermeret

Shumë prej fermerëve të Zadrimës të zhgënjyer nga tregu, thonë se vitin tjetër nuk do të mbjellin më pasi kostoja është shumë më e lartë se fitimi, teksa tregojnë se nuk kanë marrë asnjë mbështetje apo subvencionim nga shteti. Fermerët kërkojnë ngritjen e një tregu të posaçëm për shitjen e prodhimeve të tyre, në të […]

ABC News – Mesi prezanton në OKB “Raportin Vullnetar Kombëtar” të Shqipërisë

mesi2

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka prezantuar për herë të parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara “Raportin Vullnetar Kombëtar”. Shqipëria, sipas numrit dy të qeverisë ka marrë të gjitha masat për arritjen e objektivave universale vendosur nga OKB, ndërkohë që për monitorimin e tyre është ngritur një komitet ndërministerial. Për “Axhenda 2030” miratuar me konsensus nga […]