Komisioni Europian ka dhënë të mërkurën rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ka qenë komisioneri për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos që ka komunikuar lajmin në një konferencë për shtyp të mbajtur pasditen e së mërkurës, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Komisioneri ka inkurajuar Këshillin dhe Parlamentin Europian që ta shqyrtojnë me shpejtësi propozimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në zonën Schengen.
http://abcnews.al/levizja-e-lire-ne-schengen-ke-jep-rekomandim-pozitiv-per-kosoven/