ABC News – Mesi prezanton në OKB “Raportin Vullnetar Kombëtar” të Shqipërisë

mesi2

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka prezantuar për herë të parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara “Raportin Vullnetar Kombëtar”. Shqipëria, sipas numrit dy të qeverisë ka marrë të gjitha masat për arritjen e objektivave universale vendosur nga OKB, ndërkohë që për monitorimin e tyre është ngritur një komitet ndërministerial. Për “Axhenda 2030” miratuar me konsensus nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së që në vitin 2015-të, Mesi theksoi se është në linjë të plotë me integrimin evropian të vendit tonë.

http://abcnews.al/mesi-prezanton-ne-okb-raportin-vullnetar-kombetar-te-shqiperise/