Vizion Plus – 18 vjeçari me sindromën Down synon të bëhet kampion

Të ndjekësh ëndrrën dhe pasionin, kërkon vullnet dhe shumë punë. Ky është Gersi Troka, 18- vjeçari me sindromën Down, i cili ëndërron që të bëhet kampion në not. “Kam vite që e ushtroj notin. Dua të bëhem i famshëm si Michael Phelps.” Ashtu si çdo sportist edhe Gersi e mendon për famën, por thotë se do ta përdore atë për të ndihmuar të tjerët. Trajneri i tij Arian Fetishaj thotë se sindroma Down nuk e pengon qe te jete një notar shume i mire.

https://www.vizionplus.tv/18-vjecari-me-sindromen-down-synon-te-behet-kampion/