Programi i financuar nga Bashkimi Evropian “BE për Kujdesin Social” shpall thirrjen për projekt propozime për 14 bashkitë përfituese.
Ftojmë 14 bashkitë e përzgjedhura dhe organizatat e shoqërisë civile të aplikojnë për financimin e projekteve që do të mbështesin përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve të kujdesit social në Shqipëri
- Fondi për secilin grant: 60.000EUR – 200.000EUR
- Kohëzgjatja e zbatimit të projekteve: 8 deri në 18 muaj
- Afati i fundit i aplikimeve: 15 shtator 2024
*E rëndësishme:
Bashkitë do të aplikojnë duke dërguar materialet e nevojshme të aplikimit në adresën: eu4socialcare@unicef.org
Organizatat e Shoqërisë Civile do të aplikojnë përmes portalit (United Nations Partner Portal).
Të gjitha informacionet e nevojshme mbi thirrjen dhe detajet e aplikimit i gjeni në dokumentet bashkëngjitur.
Programi “BE për Kujdesin Social” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Unicef Shqipëri dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.