Thirrje e Hapur_Kërkohet ekspertizë lidhur me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri

World Vision Albania, në kuadër të projektit pilot të fokusuar në fuqizimin e zërit të të rinjve për advokim mbi vendimmarrjen dhe ndikimin në mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, shpall thirrje publike për ekspert/grup ekspertësh, për të vlerësuar situatën në bashkitë e Durrësit dhe Kamzës lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, si dhe rolin e komunitetit për të zbutur efektet negative. Gjithashtu, eksperti/ekspertët do të ofrojnë trajnime për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të WVA për të mbështetur fëmijët, adoleshentët dhe institucionet, për menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe mjedisit në Shqipëri.

Në këtë kuader, WVA po kërkon ekspert/grup ekspertesh të kualifikuar për konsulencën e kërkuar sipas TOR në dokumentin bashkëngjitur (Kliko dokumentin)

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org dokumentet e mëposhtme:

  • Shprehje interesi për pjesëmarrje në tendër 
  • Nipt/Certifikatë regjistrimi

Pas kësaj faze, të gjithë të interesuarit do të ftohen të dorëzojnë propozimet e tyre nëpërmjet platformës COUPA. 

Aftati i fundit për shprehjen e interesit është data 11 Korrik 2024.  

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe interesin tuaj!