RTSH – Celularët në shkolla: Nxënësit synojnë thyerjen e rregullores

cel

Nxënësit dhe mësuesit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme u është ndaluar këtë vit të ri shkollor përdorimi i celularit gjatë orëve të mësimit. Udhëzimi i ri i ministres së arsimit ka detyruar nxënësit që para nisjes të proçesit mësimor t’i dorëzojnë të gjithë telefonat në dollapin e klasës për t’i marrë më pas vetëm në përfundim të orës së fundit. Edhe pse celularët duhen dorëzuar para nisjes së mësimit, duket se jo të gjitheë gjimnazistët po e zbatojnë këtë rregullore të re. Një pjesë e tyre pranojnë se nuk e dorëzojnë telefonin, për të pasur mundësi komunikimi në pushimet ndërmjet orëve, por që ndonjëherë ka ndikuar edhe në prishjen e orës së mësimit. Zbatimi i kësaj rregulloreje të re ka nisur edhe në shkollat 9 vjeçare. Celularët mblidhen nga mësuesit, por në plot raste edhe neglizhohen.

https://www.rtsh.al/lajme/celularet-ne-shkolla-nxenesit-synojne-thyerjen-e-rregullores/