Kai Sauer, shefi i misionit të Finlandës në OKB ka qenë asistent i Marti Ahtisaarit. Ai mendon se Plani i Ahtisarit ka qenë një plan i bërë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Sipas tij ky plan ka qenë më i miri, krahasuar me planet e tjera në rajon. Ironia është se plani nuk u pranua nga Këshilli i Sigurimit të OKB, për shkak të një anëtari të tij. Ai ishte përpiluar me kujdes jo vetëm nga Ahtisaari, por nga disa institucione të tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Komisioni i Venecias për aspektet konstitucionale të planit, OSBE dhe OKB për aspektet e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut.