Top Channel – Veliaj: Qendrat sociale, vakte të ngrohta për njerëzit në nevojë

Në muajin e Ramazanit, Bashkia e Tiranës, Fondacioni ALSAR dhe organizata TIKA dhuruan një mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër dhe familjet në nevojë. Kryebashkiaku Veliaj tha se pakot ushqimore janë një ndihmë për njerëzit në nevojë, por sidomos për fëmijët, të cilët duhet të mendojnë për mësimet dhe jo për ushqimin. Sipas […]

RTK – Fëmijët: viktima të dhunës në familje, shkollë e rrugë

femijet viktima

Shumë fëmijë vazhdojnë të jenë viktima të dhunës, qoftë në familje, shkolla apo në rrugë. Si pasojë e dhunës në familje, këtë vit është raportuar vdekja e një djaloshi 14 vjeçar. Të dhënat e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve flasin për shkallë të lartë të dhunës së përdorur në familje, ku 61.4 […]

VOA – DASH-i mbi liritë fetare në Shqipëri dhe Kosovë

dash

Departamenti Amerikan i Shtetit nxori raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare dhe se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në […]

Top Channel – Në kryeqytetin e qershisë dhe të…halleve

Zona e Godoleshit është një nga prodhueset më të mëdha të qershive ne vend. Eksperienca e gjatë ka bërë që fermerët e kësaj zone të krijojnë klientelën e tyre, por problem mbetet çmimi i ulët i shitjes dhe mungesa e një agronomi, i cili të ndihmoje fermerët me këshilla, sidomos përsa u përket plehrave kimike. […]

“Konsultimi i akteve nënligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur”

Artina ok

World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Unicef dhe TLAS zhvilluan sot një takim mbi “Konsultimin e akteve nënligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur”. “Çfarë shkruhet në ligje është ndryshe nga ajo që ne shohim përditë në Kurbin. E kam lexuar paketën e ligjeve, ato janë shkruar shumë shumë bukur, por […]

Scan TV – Nxënësit me aftësi të kufizuara do të marrin ndihmë ekonomike: Propozohet krijimi i Këshillit Kombëtar të Prindërve

aftesi-te-kufizuar-765x383

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj ku propozohen disa ndryshime në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar. Parashikohet ngritja e një sërë institucionesh të reja e të pavarura dhe në total paketa e ndryshimeve pritet të sjellin një efekt financiar shtesë prej 232 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Një nga ndryshimet më […]

Shqiptarja.com – Manastirliu: Aksion kombëtar për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar

manstirliu

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të nisë një aksion kombëtar në të gjithë qendrat shëndetësore, spitalet dhe institucionet sociale për të garantuar aksesueshmërinë fizike për personat me aftësi të kufizuar. Në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar drejtuar nga Ministrja Manastirliu, u diskutua mbi aksionet konkrete […]

Top Channel – 3% e apartamenteve për të pastrehët

ndertimi

Parlamenti ka miratuar një ligj, i cili detyron ndërtuesit që për çdo pallat të ri që ndërtojnë, të kalojnë 3 për qind të sipërfaqes tek bashkia. Këto apartamente do të përdoren për familjet e pastreha, por masa është kundërshtuar nga bizneset e ndërtimit. http://top-channel.tv/2018/05/28/3-e-apartamenteve-per-te-pastrehet/