Zhvillimi dhe promovimi i turizmit në Ballkanin Perëndimor, përfshi Shqipërinë, është thelbi i një projekti me vlerë 5 milionë euro të financuar nga Bashkimi Europian që do të zbatohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Në tre vitet e ardhshme projekti i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal do të japë deri në 30 grante të vogla me vlerë rreth 50.000 euro secila, me qëllim të rritjes së infrastrukturës rreth aventurave dhe rrugëve të turizmit kulturor. Aktivitetet e projektit do të zbatohen në bashkëpunim me qeveritë dhe sektorët privatë dhe joqeveritarë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të tërhequr më shumë turistë, për të zgjatur qëndrimin e tyre dhe për të rritur të ardhurat e punësimin në industri.
http://abcnews.al/shqiperia-pjese-e-projektit-5-milione-euro-per-promovimin-e-turizmit-ne-ballkan/