Klan Tv – Videoskandali në Stop, arrestohet gjyqtari dhe psikologia

gjyqtari-933x445

Autoritetet policore kanë arrestuar gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, si dhe psikologen po pranë kësaj gjykate, Elona Meçani. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të bërë mbrëmjen e së martës në emisionin investigativ “Stop”. Me anë të kameras së fshehtë tregohej sesi 50-vjeçari Hysi shfaqej duke marrë 500 euro ryshfet dhe kërkonte favore […]

Vizion Plus – Moti i keq paralizon Shqipërinë, pezullohet mësimi, bllokohen rrugë e fshatra

MOTI-PARALIZON-VENDIN

Pezullohet mësimi në qarkun Dibër, Korçë dhe në zonat e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Edhe në Qarkun e Gjirokastrës në pjesën më të madhe të shkollave sot nuk është zhvilluar mësim. Po ashtu në shumë zona të thella të qarqeve Kukës, Dibër dhe Korçë ka mungesë të energjisë elektrike. https://www.vizionplus.tv/moti-i-keq-paralizon-shqiperine-pezullohet-mesimi-bllokohen-rruge-e-fshatra/

Ora News – Studentët ngujohen nëpër fakultete

Studentë të fakultetit të Juridikut, Ekonomikut, Histori-Filologjisë janë ngujuar në ambientet e brendshme të universiteteve të tyre. Ata shprehen të vendosur se nuk do të largohen deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre. http://www.oranews.tv/article/vijon-bojkoti-i-mesimit-studentet-ngujohen-brenda-fakulteteve

Gazeta Shqip – Ambasadori i BE-së: Korrupsioni duhet luftuar në çdo nivel

soreca

Bashkimi Europian i ka drejtuar sytë nga SPAK. Struktura e posaçme kundër korrupsionit do të realizojë atë që ndërkombëtarët me forcë kanë kërkuar prej vitesh, vënia pas hekurave e zyrtarëve të lartë të inkriminuar. E tillë është pritshmëria edhe e ambasadorit të unionit ne Tiranë, Luigi Soreca. Ambasadori i BE vlerëson maksimalisht operacionin forca e […]

Klan Kosova – Pacolli sot në Berlin, flitet për dialogun Kosovë-Serbi

pacolli-1

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, sot pritet të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. Pacolli dhe homologu i tij Maas do të flasin për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është në fazën përfundimtare. http://klankosova.tv/pacolli-sot-ne-berlin-flitet-per-dialogun-kosove-serbi/