Top Channel – Ndal pedofilisë “online”. Pozita e opozita bien dakord për ndryshimin e ligjit
Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të fenomenit të pedofilisë “online” të mërkurën, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë mbajti një dëgjesë me përfaqësues të Shoqërisë Civile. Pasi u adresuan të gjitha problematikat, ndryshimet dhe risitë, si rrallëherë nuk pati asnjë kundërshtim nga anëtarët e Komisionit, të pozitës apo opozitës, për ndryshimet ligjore dhe […]
Gazeta Shqip – Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë
Një 63-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.M, 63 vjeç, pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij 17 vjece. http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/05/31/dhunoi-vajzen-e-mitur-arrestohet-63-vjecari-ne-vlore/
Top Channel – Pyetësori problematik! Nxënësit minorenë përgjigjen për seksin
Nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç kanë plotësuar në shkolla një pyetësor me qëllim vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore. Por, në morinë e pyetjeve, gjen edhe nga ato që lidhen me seksin. Ministria e Arsimit tha se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës […]
Top Channel – Shkolla e Klosit në prag rrënimi, e amortizuar dhe pa investime
Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit është kthyer në një rrezik për 360 nxënësit që mësojnë në këtë shkollë. Amortizimi i godinës ka bërë që në disa klasa të mos zhvillohet mësimi për shkak të shembjes së tavaneve, apo lagështirës nëpër mure. Prej vitesh në këtë shkollë nuk është vënë dorë për […]
Monitor – Avokati i Popullit: Këtë vit tarifat juridike tepër të larta, nuk merren në konsideratë personat me të ardhura të ulëta
Avokati i Popullit bën me dije se, ndryshimet që iu bënë ligjit të tarifave gjyqësore dhe që hynë në fuqi në fillim të këtij viti, përbëjnë shkelje të hapur të parimit të proporcionalitetit, të së drejtës kushtetuese dhe garancisë për akses në gjykatë. Ky institucion deklaron se një ndër rekomandimet e drejtuara vitin e shkuar […]
Top Channel – Qëlloi 8 herë me thikë nënën e dy fëmijëve, Prokuroria e Gjykata e Durrësit lehtësuan veprën penale
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës sesi një nënë me dy fëmijë u masakrua me thikë një vit më parë nga një person, i cili kishte paramenduar krimin, pasi ajo nuk kishte pranuar të krijonte lidhje intime me të.Ndërkohë që drejtësia e dënoi atë sikur krimi i rëndë kishte ndodhur gjatë një konflikti të […]
ABC News – Përdhunoi fqinjen e mitur, Gjykata e Korçës e dënon me 4.8 vite burg
Gjykata e Korçës dënoi me 4.8 vite burg shtetasin Ligor Biba. Ai akuzohet për përdhunimin e fqinjes së tij 15-vjeçare. Gjykata vendosi ta dënojë me 7 vite burg, por personi në fjalë ka pranuar fajësinë e ngjarjes pas analizës së ADN-së ndaj përfitoi uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. http://abcnews.al/perdhunoi-fqinjen-e-mitur-gjykata-e-korces-e-denon-me-4-8-vite-burg/ […]