Top Channel – Shkolla e Klosit në prag rrënimi, e amortizuar dhe pa investime

Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit është kthyer në një rrezik për 360 nxënësit që mësojnë në këtë shkollë. Amortizimi i godinës ka bërë që në disa klasa të mos zhvillohet mësimi për shkak të shembjes së tavaneve, apo lagështirës nëpër mure. Prej vitesh në këtë shkollë nuk është vënë dorë për rikonstruksion. Drejtori i këtij gjimnazi thotë se vitin e ardhshëm ndoshta nuk do të kenë një shkollë ku të nisin mësimin.

http://top-channel.tv/2018/05/31/shkolla-e-klosit-ne-prag-rrenimi-e-amortizuar-dhe-pa-investime/