Ora News – Këshilltarët në Kukës, Has e Tropojë peticion Ramës e Metës: Jo taksë në Rrugën e Kombit

Këshilltarët e bashkive Kukës, Has dhe Tropojë i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta ku i kërkojnë që të lirohen personat që mbahen në burg dhe të ndalohen përndjekjet e tyre. Në peticion ata kërkojnë gjithashtu që të mos ketë taksë për rrugën e Kombit. http://www.oranews.tv/article/keshilltaret-n-kukes-has-e-tropoje-peticion-rames-e-metes-jo-takse-ne-rrugen-e-kombit

ABC News – Erinda Ballanca për problemet në shtëpitë e kujdesit rezidencial

Avokatja e popullit, Erinda Ballanca, foli pas denoncimit të rastit të dhunës në shtëpinë e foshnjes në Vlorë, ku kujdestaret përkatëse flisnin fjalë banale drejt fëmijëve dhe ushtronin dhunë fizike ndaj tyre. Zonja Ballanca tha se ka raporte të krijuara nga institucioni i avokatit të popullit për këto raste. http://abcnews.al/erinda-ballanca-per-problemet-ne-shtepite-e-kujdesit-rezidencial/

Top Channel – Fiks Fare: Skandal me bukën, prodhohet me grurë për kafshët

Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri treg e mbizotëron mielli dhe gruri […]

ABC News – Rama nga Lezha: Qeveria paketë të veçantë në mbështetje të agroturizmit

rama-3

“Qeveria do të miratojë një paketë të veçantë mbështetjeje duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin”. Kështu ka deklaruar nga Lezha kryeministri Edi Rama i cili tha se kjo do të nxisë investimet në agroturizëm me garancinë që kontributet në sistemin e taksave do të jenë shumë më të ulëta se ç’janë sot. Kryeministri […]

Shqiptarja.com – Ambasadorja franceze: Azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë

shk

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak ka deklaruar nga Shkodra, se azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë. Sipas saj pati një reaksion zinxhir lidhur me azilkërkuesit, ndërsa shtoi se shqiptarët kanë tejkaluar numrin e pritshëm. http://shqiptarja.com/lajm/ambasadorja-franceze-azilkerkuesit-prishen-imazhin-e-shqiperise