Mbrojtja e Fëmijëve

Mbrojtja e Fëmijëve

You are here

Objektivi Strategjik i Programit Teknik të Mbrojtjes së Fëmijëve i World Vision në Shqipëri synon forcimin e sistemit të mbrojtjes nga dhuna fizike dhe psikologjike të djemve dhe vajzave, veçanërisht të atyre që janë më në rrezik. Programi jonë i Mbrojtjes së Fëmijëve kërkon të sjellë ndryshime të qëndrueshme pozitive në jetën e fëmijëve.

Së bashku me vetë fëmijët, prindërit, kujdestarët dhe partnerët formalë dhe joformalë, ne përpiqemi që të ndërtojmë një mjedis mbrojtës ku çdo fëmijë, të mund të marrë në mënyrë të drejtë e të barabartë përkujdesje, mbrojtje dhe shërbimet e dedikuara të mbrojtjes në përputhje me nevojat e tij/saj.

NE PUNOJMË PËR FAMILJE TË SHËNDETSHME

Ne kontribuojmë që fëmijët të rriten në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm familjar. Këtë e bëjmë nëpërmjet punës së vazhdueshme dhe këmbëngulëse me prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve, duke i angazhuar këta të fundit në programe të dedikuara të cilat i ndihmojnë në ushtrimin e rolit të tyre. “Të festojmë familjen” dhe Kurrikula për “Prindërimin pozitiv” janë dy projekt modelet bazë me anë të të cilëve, World Vision në Shqipëri mbështet prindërit dhe kujdestarët në krijimin e një mjedisi familjar jo vetëm përkujdesës, por edhe mbështetës për fëmijën. Nëpërmjet një qasjeje ndërvepruese-

prindërit dhe kujdestarët ndihmohen për të kuptuar më mirë disiplinimin pozitiv dhe se si mund të reduktojnë përdorimin e praktikave të dëmshme në disiplinimin e fëmijëve. Përgjatë vitit 2021, nëpërmjet programit tonë të prindërimit, ne kemi punuar me mbi 600 prindër në Bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Dibër, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Librazhd, Korçë dhe Maliq. Si një nevojë e identifikuar më herët, por e përforcuar nga situatat e emergjencave të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe nga Covid-19, çështjet e shëndetit mendor dhe kujdesi për mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve dhe prindërve/kujdestarëve të tyre, u trajtuan me përparësi nga World Vision Albania gjatë vitit 2020-2021. Nëpërmjet ofrimit të shërbimit psikologjik të specializuar, mbi 620 fëmijë dhe të rritur (prindër dhe kujdestarë) morën ndihmë të specializuar psikologjike nëpërmjet linjës online ose takimeve të drejtpërdrejta.

LEXO MË SHUMË

NE PUNOJMË PËR FUQIZIMIN E SHËRBIMEVE KOMUNITARE ME NË QENDËR FËMIJËN

World Vision punon ngushtësisht me aktorët formal dhe joformal për të siguruar që fëmijët, sidomos ata që kanë nevojë për mbrojtje të marrin shërbimet e duhura e të dedikuara në përputhje me nevojat e identifikuara. Ne mbështetesim strukturat në nivel vendor, për ndërtimin dhe ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare të kujdesit shoqëror, me fokus fëmijët. Në partneritet me bashkitë Durrës, Dibër dhe Maliq, si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet skemës së Fondit Social, World Vision punon ngushtësisht me aktorët formal dhe-

joformal për të siguruar që fëmijët, sidomos ata që kanë nevojë për mbrojtje të marrin shërbimet e duhura e të dedikuara në përputhje me nevojat e identifikuara. Ne mbështetesim strukturat në nivel vendor, për ndërtimin dhe ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare të kujdesit shoqëror, me fokus fëmijët. Në partneritet me bashkitë Durrës, Dibër dhe Maliq, si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet skemës së Fondit Social,

LEXO MË SHUMË

NE PUNOJMË PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË MBROJTJES SË FËMIJËVE NË SHQIPËRI

World Vision përdor një qasje sistemike për të adresuar rrënjët e problemeve të dhunës kundër vajzave dhe djemve duke fuqizuar aktorët kryesorë dhe duke i nxituar ata që të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis mbrojtës, i cili kujdeset dhe mbështet të gjithë fëmijët, veçanërisht ata më në nevojë. Një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve është mjaft fleksibël dhe lejon zbatimin e një game të gjerë ndërhyrjesh në dobi të të gjithë fëmijëve, duke adresuar, promovuar dhe mbrojtur njëkohësisht interesat e fëmijëve të World Vision përdor një qasje sistemike për të adresuar rrënjët e problemeve të dhunës kundër vajzave dhe djemve duke-

fuqizuar aktorët kryesorë dhe duke i nxituar ata që të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis mbrojtës, i cili kujdeset dhe mbështet të gjithë fëmijët, veçanërisht ata më në nevojë. Një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve është mjaft fleksibël dhe lejon zbatimin e një game të gjerë ndërhyrjesh në dobi të të gjithë fëmijëve, duke adresuar, promovuar dhe mbrojtur njëkohësisht interesat e fëmijëve të

LEXO MË SHUMË

“DUHET NJË BOTË E TËRË PËR T’I DHËNË FUND DHUNËS NDAJ FËMIJËVE” (ITAW)

FUSHATA “DUHET NJË BOTË E TËRË PËR T’I DHËNË FUND DHUNËS NDAJ FËMIJËVE” - ITAW

Në mars të vitit 2017, World Vision International nisi një fushatë globale pesëvjeçare e cila synon të kontribuojë në dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve” i përgjigjet një çështjeje e cila prek mbi një miliard fëmijë çdo vit në çdo vend të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndajë fëmijëve” mbështet ndër të tjera arritjen e objektivit për zhvillimin e qëndrueshëm 16.2 – dhënien fund të abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe të çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve. Në Shqipëri, fushata adreson specifikisht dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohet ndaj fëmijëve.

Tungjatjeta.al

 
Ardiani
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Altin
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Jasmina
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Emiljano
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Lajme

Rreth 900 fëmijë pjesë e World Vision nga 6 bashki: si Kurbini, Lezha, Kamza, Korça, Durrësi dhe Shkodra kanë qenë pjesë e konsultimit të ligjit "

27-05-19

A e njohin fëmijët ligjin për mbrojtjen e të drejtave të tyre? A mund ta kuptojnë atë? Çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar ta përmirësuar atë?

09-05-19

Çfarë duhet të dinë mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, apo dhe profesionistë tjerë që punojnë me fëmijët për t’i ndihmuar ata në raste dhune?

11-04-19

L. ishte vetëm 13 vjeç kur u detyrua të braktiste shkollën si pasojë e varfërisë në familjen e saj.

13-02-19

Kush fshihet në anën tjetër të monitorit? A mund t’i besojmë të “vërtetave” në rrjetet sociale?

04-02-19

Monitorimi i Axhendës Kombëtare të të Drejtave të fëmijëve ka qenë një ndër eksperiencat e mia më të bukura.

12-12-18

Pages

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni