Bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Drejtorin e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Hubert Perr, nënkryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Armand Shehu, Drejtorin Ekzekutiv të World Vision Albania, Eljona Elmazi, si dhe dhjetëra mjekë, infermierë, psikologë, punonjës sociale dhe studentë çelëm sot në Elbasan fushatën: 𝐌𝐞 𝐭𝐲! 𝐏ë𝐫 𝐭𝐲! 𝐀𝐬𝐧𝐣ë 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐝𝐡𝐮𝐧ë𝐧!
Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin e komuniteteve në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit për raportimin e dhunës me bazë gjinore dhe fokusohet konkretisht në rolin që kanë shërbimet shëndetësore në mbështetjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore.
Aktiviteti është pjesë e projektit “𝐅𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐣𝐦ë 𝐯𝐚𝐣𝐳𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐫𝐚𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐮𝐫”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan , në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.