Është vetëm 11 vjeç, por ai mban familjen, kurse prindërit e tij qëndrojnë në shtëpi. Ata janë të sëmurë dhe për këtë shkak fëmijës i duhet që të sigurojë të paktën 5 euro kur të kthehet në mbrëmje. Shpeshherë këto fëmijë bien pre e trafikimit e abuzimeve dhe ky fenomen vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.