Presidenti i Keshillit Evropian, Donald Tusk, tha te enjten ne Prishtine se pa nje normalizim gjitheperfshires te marredhenieve me Serbine, nuk mund te kete perparim drejt BE. Ai pergezoi Prishtinen per ratifikimin e marreveshjes per shenimin e kufirit me Malin e Zi, e cila e ka afruar Kosoven me procesin e liberalizimit te vizave dhe deshmoi se konsensusi nderpartiak eshte i mundshem per çeshtjet me interes per Kosoven. Sipas tij konsensuset jane te nevojshme sidomos per luften kunder krimit dhe korrupsionit.